Interi raportohet se është i gatshëm të largojë Jonathan Biabianyn drejt Kinës, pasi futbollisti nuk është pjesë e planeve të Frank De Boerit.
Mesfushori francez pati 20 ndeshje për Interin në Serie A sezonin e shkuar, por deri tani ka luajtur vetëm 58 minuta në Europa Ligë.
Sipas “Calciomercato”, transmeton koha.net, ish-anëtari i Parmas do të largohet nga Nerazzurit drejt Kinës.
Thuhet se edhe lojtari është i hapur për një kalim në Superligën e Kinës.