Gjithçka shkoi si duhet edhe pse skuadra e tij pranoi gol nga një akcion që nuk premtonte fare. Frank De Boer u nda jashtëzakonisht i kënaqur me lojën e skuadrës së tij, e sidomos për karakterin e lartë edhe pas disavantazhit.

Holandezi bëri lëvizjën e qëlluar në pjesën e dytë pasi zëvendësimi i tij doli të jetë vemdimtar në fitoren e madhe prej 2-1, duke e inkuadruar në lojë kroatin Ivan Perisic, sepse i ka besuar lojtarit për të cilin e ka ditur se mund ta bëjë dallimin.

“Jam shumë i lumtur sesi luajtën të gjithë futbollistët, por mund të jemi edhe më të mirë. Më e mira është se nuk e humbën kokën si e bënë kundër Chievos dhe Pescaras. Besoni, do të ishte edhe më keq po të na ndodhtte edhe kundër Juventusit. Ivan shënoi gol shumë të bukur. Nuk ka ushtruar për disa ditë, por e dija se ai mund ta bëjë dallimin, dhe atë e bëri me tu inkuadruar në lojë” ka thënë De Boer duke e lavdëruar shumë kroatin.

Artikulli paraprak90 milionë euro: Pse në bankën rezervë?
Artikulli tjetërZidane si Guardiola, në mesjavë francezi synon rekordin