Kombëtarja shqiptare do të zbresë sërish në fushën e lojës në 6 dhe 9 tetor për t’u përballur me Lihtenshtejnin dhe Spanjën për eliminatoret e Rusi 2018. Trajneri i kuqezinjve, Gianni De Biasi zbuloi listën e të grumbulluarve për këto përballje ku spikasin emrat e Latifit dhe Grezdës, të cilët bëhen pjesë e Kombëtares për herë të parë, ndërkohë që u rikthye pas një kohe shumë të gjatë edhe Llullaku.

Përsa i përket pjesës tjetër i vetmi ndryshim është lënia jashtë e Gashit, vendin e të cilit e ka marrë sulmuesi i Peskarës, Rei Manaj. Në Konferencën e mbajtur për shtyp me këtë rast trajneri De Biasi theksoi se ka vendosur të thërrasë në skuadër futbollistë të rinj dhe ata që i përshtaten projektit të tij.

Tekniku 60 vjeçar shtoi se rruga drejt Botërorit të Rusisë do të jetë e gjatë dhe se skuadra e tij duhet t’i përgatisë mirë sfidat. Përsa u përket përballjeve të radhës, De Biasi theksoi se si ajo me Lihtenshhtejnin ashtu dhe ajo me Spanjën janë të rëndësishme, por në këtë moment fokusi i të gjithë lojtarëve është te sfida e 6 tetorit.

Të grumbulluarit për ndeshjet me Lihtenshtejnin e Spanjën:

Portë – Berisha, Hoxha, Shehi

Mbrojtje – Aliji, Gjimshiti, Mavraj, Mavraj, Hysaj, Agolli, Veseli

Mesfushë – Memushaj, Kaçe, Lila, Roshi, Kukeli,Lenjanji, Hyka Xhaka, Abrashi

Sulm – Balaj, Cikalleshi, Llullaku, Manajm Sadiku.

 

/ Top Channel

Artikulli paraprakKf. Hajvalia në “kaos” total, java e ardhshme vendimtare!!!
Artikulli tjetërMourinho pretendon se nuk e njeh skuadrën