Football soccer - Albania news conference - Vienna, Austria - 25/03/16 Albania's coach Giovanni De Biasi attends a news conference prior to the international friendly against Austria. REUTERS/Leonhard Foeger

Trajneri i Kombëtares së Shqipëtare, Gianni de Biasi, mendon se Kosova meritonte më shumë se një pikë në ndeshjen eleminatore të Botërorit kundër Finlandës.

De Biasi pëlqen paraqitjen e Përfaqësueses Kosovare kundër një kundërshtari me përvojë si Finlanda.

“E pashë një pjesë të mirë të ndeshjes së parë të saj me Finlandën. Ka bërë një ndeshje të mirë dhe jam i kënaqur për të për faktin që si një skuadër e re, në një debutim të tillë, nisi me këmbë të mbarë. Meritonte diçka më shumë nga rezultati, sidoqoftë një nisje e mirë, e bukur”, tha De Biasi.

De Biasi gjithashtu pranoi se Kosova ka një grup ‘pak’ më të vështirë se Shqipëria.

Artikulli paraprakSteven Gerrard mendon, por nuk mund të kthehet te Liverpool
Artikulli tjetërMourinho të “shkarkohet” menjëherë!