Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka treguar nëse e sheh si rrezik pranimin e Kosovës në UEFA dhe zgjedhjet që tanimë do bëjnë futbollistët me prejardhje nga Kosova.

“A do ti shkaktojë probleme Kosova – Shqipërisë? Po besoj se po, sepse shumë lojtarë që do të luanin për Shqipërinë, tani do të luajnë për Kosovën, do të luajnë në vendin e tyre të origjinës”, tha De Biasi në Opinion.

“Kemi një mirëkuptim me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe nuk duam të ua prishim, sepse ata kanë të drejtë ti ftojnë të parët lojtarët e tyre”, përfundoi ai.

Artikulli paraprakMetodat e pazakonta të Milan Lab, heqja e dhëmballës së pjekurisë i dha fund problemeve të Seedorf
Artikulli tjetërAnglia rregull të ri, ndryshim radikal në futboll