Trajneri i kombëtares shqiptare, italiani Giani De Biasi ka folur rreth ndeshjes së grupit ndaj vendlindjes së tij, Italisë, ndeshje sipas së cilit duhet fituar me patjetër, dhe se lojtarët duhet të japin 150 për qind ja vetja e tyre.
Kombëtarja italiane është e fortë por De Biazi edhe pse i njeh shumë mirë forcat e saj, e di se Shqipëria ka shanset e saj.
“Do të përballemi me një skuadër shumë të fortë. Do të kemi përballë lojtarë cilësorë si Insigne, Belotti apo Candeva por ne do bëjnë tonën. Duhet të japim 150 për qind dhe jo 100 për qind nga vetja jonë. Ndeshjet nuk janë asnjëherë të humbura para se t’i luash ato. Duhet të luash dhe më vonë varet se si përgatitesh,” u shpreh trajneri italian i kombëtares kuqezi.