Football soccer - Albania news conference - Vienna, Austria - 25/03/16 Albania's coach Giovanni De Biasi attends a news conference prior to the international friendly against Austria. REUTERS/Leonhard Foeger

Shqipëria luan me datë 6 dhe 9 tetor sfidat me Lihtenshtejnin dhe Spanjën për kualifikueset e botërorit “Rusi 2018”, dhe pritet që në listën e lojtarëve që do të grumbullohen për këto sfida të ketë risi.

Nga ekipi U-21 do të vijë sërish sulmuesi Rey Manaj, ndërkohë në listë do të jetë edhe mesfushori i Lokomotivës së Zagrebit, Eros Grezda.

Grezda nuk do jetë risia e vetme, pasi edhe sulmuesi i Gaz Metanit, Azdren Llullaku, do të jetë i ftuar për dy sfidat e radhës.

Sulmues anësor ka qenë i ftuar edhe më parë me Kombëtaren në qershorin e vitit 2013, duke qenë një alternativë në ndeshjen me Norvegjinë në stadiumin “Qemal Stafa” për llogari të kualifikueseve të Botërorit “Brazil 2014”, shkruan sportal.

Më herët është njoftuar se edhe kosovari Liridon Latifi do të ftohet nga De Biasi.

Artikulli paraprakAzem Ahmeti: “Fitorja është e jona”
Artikulli tjetërSemir Zeneli: “Gjilani është i kalter edhe ashtu do të jetë gjithmonë”