Shumë klube pas tij.

Mbrojtësi i Leipzig, Dayot Upamecano ka zbuluar se ai ka zhvilluar bisedime me klube të tjera përveç Man.United rreth një transferimi të mundshëm këtë verë, por këmbëngul se ai nuk po nxiton të largohet, përcjell Korneri.net

Për francezi janë interesuar një numër i madh skuadrash pas disa paraqitjeve kolosale në  qendër të mbrojtjes në Bundesliga gjatë edicionit  2019-2020, duke përfshirë performancën e shkëlqyeshme në fitoren  ndaj Atletico Madrid në Ligën e Kampionëve.

Sportsmail e kupton që Manchester United po kërkon ta sjell Upamecano në Old Trafford, ndërsa trajneri Ole Gunnar Solskjaer kërkon të përforcojë mbrojtjen e tij dhe të gjejë një partner të qendrës së mbrojtjes me cilësi të lartë për kapitenin Harry Maguire. /Korneri.net

Artikulli paraprakFotomontazha që ka irrituar shumë tifozët e Barcelonas
Artikulli tjetërWomen In Ukraine