Ish-basketbollisti amerikan i Rahovecit në stinorin e kaluar, Darell Davis është bërë me skuadër të re për edicionin e ri 2020/21, transmeton AsistiOnline.com

Davis ka nënshkruajtur me skuadrën e famshme boshnjake, ”Sloboda Tuzla” e cila garon në elitën boshnjake dhe poashtu sivjet do të jetë pjesë e ABA Liga 2.

Davis për kryetrajner të ekipit boshnjak, do ta ketë ish-trajnerin e Përfaqësueses së Kosovës dhe KB Prishtinës, Damir Mulaomerovic dhe pikërisht Davis tek ”Sloboda Tuzla” thuhet se është transferuar me propozimin e trajnerit në fjalë.

Stinorin 2019/20, Davis e mbylli me statistika impresive prej, 20.5 pikë, 6.0 kërcime, si dhe 4.1 asiste në Superligën e Kosovës. /AsistiOnline.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here