Në Premier League është koha e çmimeve pavarësisht se sezoni 2017-18 nuk është mbyllur akoma. Pas çmimit lojtari i vitit që u fitua nga Salah, është koha për të përzgjedhur portierin që ka ruajtur më shumë herë të paprekur portën e tij.
Këtë vit “Golden Glove” i takon David De Gea-s, portieri i Manchester United padyshim që është një ndër portierët më të talentuar në qarkullim, por edhe skemat mbrojtëse që aplikon Mourinho kanë pasur ndikim në këtë rezultat.
Në plot 18 ndeshje De Gea e ka mbyllur pa pësuar gol, ndërsa portieri i kampionëve të Manchester City, Ederson qëndron i dyti me 16 ndeshje pa pësuar gol.
Çmimi “Doreza e Artë” ka filluar të jepet që në vitin 2004-2005, dhe prej asaj kohe ky çmim është fituar katër herë nga Joe Hart i City, Petr Cech me Chelsea dhe Arsenalin, ndërsa ish-portieri i Liverpool, Pepe Reina, e ka fituar këtë çmim tri herë.
Me nga një çmim renditen Thibaut Courtois, Wojciech Szczesny dhe Edwin Van Der Sar.