Vendin ku është i vendosur aeroporti “Adem Jashari”gjithmonë ka pas dhe do të ketë mjegull, sidomos në kohën e dimrit dhe pranverës së hershme.
Shumë fluturime nga aty janë anuluar në të kaluarën dhe kjo i ka ndodh edhe këtë herë tifozëve të Kosvës “Dardanëve”, të cilët nuk u nisën sipas kohës së parapare në ora 07.00, sepse mjegulla e dendur e anuloi fluturimin për tu shtyrë për kohë të pacaktuar.
Ata janë dikur rreth 120 persona të cilët do ta përkrahin Kosovën për ndeshjen kualifikuese kundër Turqisë, ndërsa në Antalia atyre do tu bashkohen edhe shumë kosovarë tjerë.