Superliga e Kosovës në basketboll mbetet pa yllin kryesor.

Në kampionatin më të dobët nga edicioni 1999 e tutje, ky vit në basketbollin kosovar nuk kishte asgjë dhe vazhdon të jetë i mjerueshëm pasi është vetëm një skuadër që luan, fiton dhe gëzohet në fund, e ajo është Sifgal Prishtina, shkruan Korneri.net.

Lajmi për largimet e basketbollistëve kryesor qarkullon tash e tri javë, dhe erdhi dita dhe koha kur ata po përshëndeten nga kampionati ynë.
Për shembull Dardan Berisha ka vendosur me plot të drejtë që karrierën ta vazhdoj në Çeki te skuadra Nymburgk. Lajmin e ka konfirmuar vet klubi kryeqytetas.
Mungesa e rivalitetit në kampionatin kosovar dhe problemet financiare te Sigal Prishtina ka bërë që Dardani të ikë nga këtu. /Korneri.net

Artikulli paraprakMbrëmje befasish, “tronditen” Golden State e Boston, Spurs e Clippers fitojnë derbit
Artikulli tjetërNdoshta te Chelsea gjatë janarit