Damimarkë – Irlandë, 90 minutëshit të parë çdo gjë mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet në Irlandë.

Ishte një ndeshje e kontrolluar nga vendasit për shumicën e kohës por danezët e udhëhequr nga ylli i Tottenham, Christian Eriksen, nuk arritën të zhbllokonin rezultatin megjithëse krijuan jo pak raste.

Dy mundësi të pastra erdhën në minutën e 12’ me Larsen dhe Cornelius por të dy janë ndalur nga portieri kundërshtar Randolph. Edhe irlandezët kishin një mundësi të mirë përpara se të përfundonte pjesa e parë me Christie, por edhe Schmeichel nga krahu tjetër tregohet i vëmendshëm.

Në pjesën e dytë ndeshja ishte më e barabartë, përveç 10 minutave të fundit kur vendasit ushtruar presion mbi irlandezët të cilët me mish e me shpirt arritën të ruanin portën e paprekur dhe kanë dalë nga fusha me një rezultat që i mban në lojë por në të njëjtën kohë tepër intrigant, pasi një gol i danezëve në ndeshjen e kthimit do t’ua vështirësonte shumë punën.

Artikulli paraprakFormacionet zyrtare: Danimarka – Republika e Irlandës
Artikulli tjetër“Bomba” e mbrëmjes: Chelsea e dridh Interin, gati 100 mln euro për….