Daniel Maldini është një lojtar i ri i Monzas, i cili vjen si huazim nga Milani pas largimit nga Empoli, skuadër në të cilën qëndroi në pjesën e parë të sezonit.

“Këtu ndihem si në shtëpi, jam i lumtur që kam ardhur te Monza. Bisedova edhe me babanë tim, ai më tha se Monza është zgjedhja më e mirë për mua. Galliani ishte vendimtar në kalimin tim këtu. Kam biseduar pak edhe me trajnerin dhe babain tim, që më tha ok” – tha sulmuesi 22-vjeçar, i cili është i biri i “ikonës” Paolo Maldini.

Maldini është gati për përvojën e re dhe te Monza tashmë janë të bindur se kanë siguruar ofensivën. Lojtari do vijojë të fitojë eksperiencë, për t’u kthyer më pas në Milano, për të luftuar për një vend titullari. Ndeshja e tij e parë me Monzën në kampionat do të jetë sfida shtëpiake ndaj Interit të Inzaghit, takim ky i programuar të luhet pas pak ditësh.

Artikulli paraprakFormacionet zyrtare: Milan-Atalanta
Artikulli tjetërReal Madridi në finale, ndeshje si kjo nuk shihet shpesh