Gara e 16-të, e këtij edicioni në Formula1 kaloi me përplotë befasi pasi në dy pozitat e para nuk ishin pilotët e Mercedes apo Ferrari, por rikthehet fitues skuadra e Red Bull.

Fitues i garës doli Daniel Ricciardo që me pak fat, por edhe me ngase të shkëlqyeshme e fitoi Çmimin e madh të Malejzisë, dhe në këtë mënyrë ai për herë të parë sivjet fiton një garë dhe të katërtën në karrierë.

Pas një starti të keq për Sebastian Vettel që menjëherë doli nga shtegu dhe me Nico Rosberg që poashtu pati aksident, por mbeti në garë, lufta për pozitën e parë për më shumë se gjysmën e garës u vendos nga Lewis Hamilton dhe Daniel Ricciardo.

Mirëpo, në xhiron e 41. Hamiltonin e tradhëtoi motori i tij dhe për shkak të kësaj ai u desht ta përfundonte garën më herët për t’ia lëshuar pozitën e parë pilotit të Red Bull që qetë e përfundoi garën i pari.

majlezia-f1

Podiumin fitues e kompletuan Max Verstappen dhe Nico Rosberg, ndërsa pas tyre në cakë ka hyrë, Kimi Raikkonen, Valtteri Bottas, Sergio Perez, Fernando Perez, Nico Hulkenberg, Jenson Buton dhe Jolyon Palmer.

Pas kësaj gare edhe më tutje prinë Nico Rosberg me 288 i ndjekur nga Lewis Hamilton me 265 dhe Damiel Ricciardo me 204 pikë, kurse në renditjen e përgjithshme në konstruktorëve orinë Mercedes  me 553 pikë, Red Bull 359 dhe  Ferrari 313 me pikë.

Gara e ardhshme mbahet pas një jave për Çmimin e Madh të Japonisë.

Artikulli paraprakPepe në Milan gjatë verës së ardhshme?
Artikulli tjetërBig match në Olimpico, ndeshje që nuk duhet humbur