RB Leipzig fiton për herë të parë në histori Superkupën e Gjermanisë, ndërsa triumfoi në “Allianz Arena” ndaj Bayern Munich, duke i dhënë fund fitoreve prej tre viteve radhazi të këtij trofeu nga bavarezët.

Leipzig mori avantazhin në që minutën e tretë me Dani Olmo-n, me spanjollin që zhvilloi një super takim.

Në minutën e 44’ i asistuar nga Werner, Olmo dyfishoi avantazhin e ekipit dhe e mbylli pjesën e parë me rezultatin 0-2. Transferimi më i ri i Bayern Munich, Harry Kane debutoi, duke u futur në lojë në minutën e 63’, por pa mundur të ndryshonte rezultatin.

Ndërsa në minutën e 68’, pas penalltisë së fituar nga prekja e topit me dorë nga Mazraoui, Olmo realizoi golin e tretë (hat-trick) nga penalltia dhe vulosi këtë takim.

Artikulli paraprakZYRTARE: Alban Veseli rikthehet në shtëpi, aty ku i mori hapat e parë të basketbollit
Artikulli tjetërReal Madridi po shkel pa “sulmues” tipik