Nuk po luan shumë, por Stefano Pioli llogarit në shërbimet e tij.

I huazuari nga Manchester United, Diego Dalot, po kërkohet nga gjiganti katalunas, Barcelona, që po mundohet ta bindë lojtarin e sidomos klubin anglez që ta shet në përfundim të këtij edicioni, përcjell Korneri.net

Milan për momentin e ka huazuar deri në qershor, por është klubi i parë që ka të drejtën e blerjes së kartonit të tij, dhe nëse rossonerët e duan me ngulm, atëherë duhet të nisin qysh tash marrëveshjen me Man.United dhe agjentin e tij.

Barcelona ofron 11 milionë euro për kartonin e tij, andaj Milan duhet ose ta barazojë ofertën ose ta ngrit atë në mënyrë që ta blej në fund. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here