Asnjë befasi në ndeshjen e parë zyrtare në futbollin kosovar post-koronavirus.
Prishtina mposhti si me lojë ashtu edhe me rezultat Drenicën 3-0, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Digitalb Kupës, dhe para asaj të kthimit ka paital të madh dhe finalja po preket me njërën dorë, shkruan Korneri.net
Trajneri Armend Dallku u nda shumë i kënaqur me rezultatit dhe rendimentin e lojtarëve, por kërkon seriozitet edhe në ndeshjen e kthimit pavarësisht rezultatin të lartë dhe pothuajse të paarritshëm për kuq e zinjtë.
“Në shënuam fitore, por mendoj se shumë më herët është dashur të ishte 5-0 ose 6-0, ne rrezikuam të ishte rezultati 2-1. Pavarësisht këtij fakti tashmë, unë jam i kënaqur me fitoren dhe rendimentin e lojtarëve të mi. njëkohësisht jam i kënaqur që sot e pamë një debutues siç ishte zhuri të cilit i dëshojmë shumë suksese dhe fat. Normalisht rezultati 3-0 është një rezultat mund të themi komod, por assesi nuk na jep komoditet maksimal para ndeshjes së dytë kthyese, mirëpo do të mundohemi t’ia bëjmë hyzmetin edhe në ndeshjen e dytë, sepse synimi ynë ka qenë finalja”, deklaroi Dallku. /Korneri.net