Mbrojtësi i Fc Prishtinës, Armend Dallku, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së Superkupës, në mikrofonin e Supersport Kosova u shpreh i lumtur për triumfin e sotëm, duke pasur edhe emocione pas rikthimit në futbollin kosovarë.
“Jam shumë i lumtur për fitoren. Falenderojë të gjithë tifozët për mbeshtetjen. Rikthimi im te Prishtina është i jashtëzakonshëm me këtë fitore te sotme dhe dua edhe njëherë te ju falenderojë të gjithëve”, tha Armend Dallku.