Rezultati më i thellë në histori të klubit për Prishtinën në elitën e futbollit kosovar, në fakt barazohet me të njëjtën fitore 8-1 sikurse ndaj Feronikelit disa vite më parë.
Ferizaj ishte kafshatë e lehtë për kaltër e bardhët të cilët shpërthyen në duelin e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke çuar mesazh të qartë konkurrentëve të vet në garë për titull të kampionit, shkruan Korneri.net
Armend Dallku ishte shumë i lumtur me fitoren e Prishtinës, që sipas tij më në fund u tregua cinike dhe shfrytëzoi rastet e krijuara.
“Jam i kënaqur që ekipi i shfrytëzoi rastet e krijuara për dallim nga ndeshja e kaluar që nuk ishin shumë konkret. Jam i lumtur për fitoren dhe i kënaqur që kundërshtarët lëshuan pikë. Megjithatë, ne e shikojmë vetëm punën tonë dhe jemi më të bashkuar se asnjëherë tjetër”, deklaroi për Supersport Dallku i cili shtoi.
“Kam qenë kurioz për të parë gjendjen e ekipi në aspektin fizik dhe jam i kënaqur edhe në këtë drejtim. Do të punojmë edhe më shumë dhe të ecim tutje”, tha në fund trajneri i Prishtinës. /Korneri.net