Nuk ka ndodh me vite të tëra diçka e ngjashme si kjo.
Në duelin që pritej të ishte e barabartë, me dramë basketbolli dhe e paparashikuar deri në fund, ndodhi diçka e çuditshme, shkruan Korneri.net
Dallas Mavericks i dha lekcion basketbolli LA Clippers duke e deklasuar me rezultat 124-73, ndërsa besoni apo jo, pjesa e parë u mbyll me rekord 50 pikë dallim 77-27, statistikë kjo që nuk kishte ndodh kurrë më parë.

Vazhdimi ishte thjeshtë formalitet për Dallas që fitoi ndeshjen e dytë sezonale për t’ia shkaktuar skuadrës nga LA humbjen e parë.
Më meritorët në fitoren e lartë të Mavericks ishin, Lula Doncic me 24 pikë, 9 kërcime e 8 asistime dhe Josh Richardson me 21 pikë, kurse te humbësit u dalluan, Paul George me 15 pikë dhe Serge Ibaka me 13. /Korneri.net