Mirlind Daku shndërrohet në një “makineri” golash dhe udhëheq Ballkanin drejt fitores së dytë në po kaq ndeshje të kampionatit, rezultate këto që ngjitin në krye të renditjes skuadrën nga Theranda, e cila këtë sezon ka shprehur hapur ambiciet për titullin kampion.

Pasditen e sotme Ballkani ia doli të triumfojë me rezultatin 3-2 përballë Feronikelit, ndërsa sulmuesi 22-vjeçar nga Gjilani shënoi sërish tre gola, ashtu siç bëri në ndeshjen e parë ndaj Besës së Pejës.

Daku zhbllokoi sfidën që në minutën e 6’, ndërsa në të 24-ën shënoi edhe golin e dytë, duke i dhënë qetësi në lojë skuadrës së Ballkanit. Më pas sulmuesi i ardhur në huazim nga kroatët e Osijek, gjeti edhe golin e tretë në pjesën e dytë duke kompletuar tripletën personale. Më pas ishte sulmuesi Marclei që provoi të rihapë takimin, duke shënuar dy herë në minutat 85’ dhe 88’, por nuk kishte më kohë në dispozicion për të shmangur humbjen.

Pas dy javëve të pra, Mirlind Dallku ka shënuar plot 6 gola, ndërsa Ballkani ka një golavarazh 7-3, që e mban në krye të renditjes dhe e konfirmon qartazi si një pretendente për titullin kampion të Ipko Superligës së Kosovës.

Pas humbjes zhgënjyese 4-0, tre ditë më parë në transfertë ndaj Feronikelit, Gjilani reagoi mjaft mirë në Podujevë dhe arriti të marrë tre pikëte para në kampionat, pasi mposhti Llapin me rezultatin minimal 0-1.

Gjilanasit e drejtuar nga Gentian Mezani vuajtën jo pak për të marrë suksesin ndaj Llapit, teksa golin e vetëm të takimit e shënoi sulmuesi kroat Darko Nikaç në minutën e 62-të të takimit. Më herët sulmuesi Fiton Hajdari kishte humbur edhe një 11-metërsh.

Artikulli paraprakPretendentët për “futbollistin e vitit”, Messi e Ronaldo jashtë podiumit pas 10 vitesh
Artikulli tjetërWhere You Should Find jdate