Analisti i emisionit Koha Shtesë dhe njëkohësisht drejtori sportiv i KF Drenica, Taulant Dajaku, ka dhënë një deklaratë interesante të dielën në mbrëmje, në Supersport.

Ai foli për skuadrën kuq e zi, e cila kishte telashe të mëdha financiare dhe borxhe të trashëguara nga edicioni i kaluar, ndaj lojtarëve, dhe mezi ia doli të zhbllokojë llogarinë për transferime të reja, pasi ishte dënuar nga FIFA.

Dajaku zbuloi ekskluzivisht në Koha Shtesë, lojtarët (përforcimet) që i ka regjistruar ditë më parë, por që nuk patën të drejtë të luajnë ndaj Llapit, me ç’rast Drenica humbi 0-1.

Bëhet fjalë për ish-in e Partizanit, Archange Bintsouka Koxy, Kaan Gül, mesfushor turk që vjen nga Eskisehirpor dhe Benjamin Agyare, ish lojtar i Dritës dhe Apolonisë, ndërsa emri i katërt mbahet sekret. Të katër këta lojtarë do të jenë gati për të luajtur në javën e dytë.

Artikulli paraprakBayern e kalon edhe pengesën e quajtur Wolfsburg
Artikulli tjetërOrigi menjëherë hyri në histori të Milanit