Ish-futbollisti i shumë klubeve kosovare, tashmë në rolin e analistit në emisionin “Dardanët’ në SuperSport, kritikoi ashpër drejtuesit e Federatës së Futbollit.

Në përfundim të ndeshjes ndaj Rumanisë, Dajaku tha se pas incidentit me banerin ku shkruhej ‘Kosova është Serbi’, skuadra nuk duhej të rikthehej më në fushën e lojës.

“Është e kotë të flasim për futboll sonte dhe për paraqitjen e skuadrës. Ai baner ofendon shtetin dhe skuadra nuk duhej të rikthehej më në fushë. Duhej t’u jepnim një sinjal dhe të mos riktheheshim më në fushën e lojës, pasi na fyen dinjitetin. Nuk e di kush vendosi për rikthimin e skuadrës në fushë, por nuk duhej të riniste loja kurrsesi. Unë mendoj se shteti duhet të angazhojë avokatët më të mirë sportivë, për të çuar në KAS të Lozanës këtë çështje”, u shpreh Dajaku.

Analisti theksoi se shumë futbollistë i ndjejnë jo pak ato kore ofenduese dhe sigurisht që kjo pati impaktin e vet në fushën e lojës.

“Shumë futbollistë e dinë mirë rëndësinë e Kosovës, pasi kanë familjarë të tyre të humbur në luftë. Ata e përjetuan jo pak atë banderolë dhe ato kore, ndaj sjellja në fushë ishte e pritshme. Pikërisht për këtë them se ne nuk duhet të riktheheshim më në fushë”, theksoi Dajaku.

Artikulli paraprakGliha: “Kartoni i kuq përcaktues në humbje”
Artikulli tjetër“Kemi vuajtur gjatë për të mbajtur emrin shqiptar”, Vojvoda: S’ka lidhje me humanizmin kjo që ndodhi