Një nga mesfushorët më të mirë që ka pasur Drenica, në këto vitet e fundit padyshim është emri i Taulant Dajakut, që ka treguar ndeshje fantastike në fanellën e Drenicës, këto vitet e fundit.

Në prag të ndeshjeve të Kupës e Kosovës Dajaku, ka folur për Korneri.net, teksa përballjen me skuadrën nga liga e parë Keku e ka cilësuar të vështirë. Ai poashtu ka kërkuar nga shokët e skuadrës që të jenë të vëmendshëm pasi aktualisht nuk qëndrojnë edhe mirë në Superligë. Por, përkundër kësaj ai beson shumë te Drenica dhe pret që të kenë një stinor të knaqshëm në fund.

” Do të jetë një ndeshje e vështirë ndaj Kekut, pasi është ndeshja e parë dhe kushtet e fushës janë të vështira me që vijmë pas një dimër i ftohët me shumë borë, por përveç kësaj kemi kundër një ekip të mirë me element të rinjë dhe shumë kualitativ”, tha fillimisht Dajaku.

Tutje ish anëtari i Prishtinës, foli për stinorin pranverorë ku pret rezultate pozitive nga skuadra e tij “Sa i përket kampionatit mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm shumë pasi jemi në një situatë të vështirë në tabelë. Por, përkundër kësaj shpresojm që do të kemi një stinor të mirë në mënyrë që të mos lejojmë të bëhet gjërat më të vështira. Dua të besoj se do të tregojmë paraqitje të mira dhe të marrim rezultate pozitive që në fillim, pasi luajmë du ndeshje jashtë fushës tonë në fillim të stinorit”, përfundoi Dajaku.

Artikulli paraprakDeklaratat e lojtarëve para turneut final të kupës e Kosovës
Artikulli tjetërLimani paralajmëron Lllapin: “Jemi të gatshëm në çdo aspekt”