Futboll i bukur, guximtar, modern, gola dhe fitore. Ballkani i Ilir Dajës vijon të konfirmohet në Europë.

Sonte erdhi triumfi 2-0 ndaj Dinamos së Zagrebit në Prishtinë, i pari për skuadrën nga Theranda në grupin C të Conference League. Tekniku nga Tirana foli pas ndeshjes për SuperSport, duke u kërkuar djemve të tij të qëndrojnë me këmbë në tokë.

Edhe njëherë: e gjithë merita përsëri u shkon lojtarëve të mi. Në këtë kohë me shi, në një terren të rrëshqitshëm për të dy ekipet, ata vunë gjithçka, vunë zemrën, vunë karakterin që nuk dorëzohen kurrë. Merita u shkon lojtarëve.

Sa i përket planit tekniko-taktik, ne e dinim që kishim një ekip goxha të mirë si Dinamo e Zagrebit. Me shumë eksperiencë dhe me lojtarë me nivel goxha të mirë.

Artikulli paraprak“Guximi na dallon prej të tjerëve”, autori i golit, Kryeziu: Besoj se e kalojmë grupin
Artikulli tjetërZyba: Kosova? T’i kthejnë sytë edhe nga ne, po shkruajmë historinë