Ballkani fitoi 2-0 ndaj Lincolnit, skuadrës nga Gjibraltari. Kampionët e Kosovës janë afër rikthimit në “play-off”-in e Conference League. Trajneri Ilir Daja komplimentoi djemtë e tij për suksesin e arritur, teksa për SuperSport deklaroi:

Morëm atë që deshëm, por në maksimum jo. Kemi ndryshime në mënyrën e të luajturit, teksa ishte e vështirë të zëvendësonim Rrahmanin dhe Emurllahun. Kemi pasur edhe viruse stinore. Kemi pasur 6-7 lojtarë të formacionit me temperaturë dhe viruse. Gjendja fizike nuk ishte më e mira. Kemi bërë një gjysmë hapi drejt kualifikimit me rezultatin 2-0.

Pjesa e dytë? Ishin gabime të linjës së sulmit, nuk po funksiononim në pjesën e parë. Dhe ndryshuam, për një mënyrë tjetër. Për të qarkulluar topin me rrugëdaljes të tjera. Kundërshtarët po linin hapësira mes linjave. Dhe ne duhet t’i shfrytëzonim. Rezultati mund të ishte më i thellë nëse do të ishim të ftohtë përpara portës. Por edhe mund të pësonim gol në minutat e para të pjesës së parë.

Lincolni? Kundërshtarë që ndryshojnë në shtëpinë e tyre. Luajnë me topa të gjatë dhe dyluftime të forta. Na e bëri për disa minuta edhe Larne atje. Do të bëjmë kujdes. Do të ngulmojmë që të jemi më efikas në manovër. Tani na pret kampionati. Do të bëjmë rotacion. Më pas radha e Lincolnit“, theksoi trajneri i Ballkanit.

/Supersport.al

Artikulli paraprakBallkani fantastik, mposhti edhe Lincoln Red Imps
Artikulli tjetërKane te Bayern, vizitat sot, debutimi nesër?