Festimi i famshëm i Paul Pogba, i njohur ndryshe si “dab”, është shndërruar në një problem matematikor. Në të vërtetë, një profesor i shkathët i matematikës në Francë e ka nxjerrë si pyetje provimi për teoremën e Pitagorës.

Sapo pyetja nga provimi bëri xhiro në rrjete sociale, atë e shpërndau menjëherë edhe vetë mesfushori i United, duke thënë se tashmë festimi i tij është edhe zyrtarisht i dobishëm.

Pyetja e provimit ishte: Cristiano Roanldo është xheloz për festimin ‘dab’ të Paul Pogbasë, prandaj provoi të tregonte se nuk ishte perfekt. Sipas Deklaratës Universale të të Drejtave të Dab, një ‘dab’ perfekt është kur trekëndëshat e formuar janë kënddrejtë. A është ‘dab’-i i Paul Pogbasë perfekt?

Profesori sfidoi edhe njohuritë e vetë lojtarit, ku i kërkoi që të përgjigjej në pyetjen e tij pasi i bëri “retweet” postimit të mesfushorit francez, por ky i fundit zgjodhi të mos përgjigjej.

/ Top Channel

Artikulli paraprakPas 35 vitesh, Ron Dennis do të lërë McLaren-in
Artikulli tjetërDisa statistika interesante nga Vala Superliga