SAN FRANCISCO, CA - JAN. 3: Golden State Warriors' Damion Lee (1) pours water on teammate Stephen Curry (30) after scoring a career high 62-points during their NBA game against the Portland Trailblazers at Chase Center in San Francisco, Calif., on Sunday, January 3, 2021. The Golden State Warriors defeated the Portland Trailblazers 137-122(Jose Carlos Fajardo/Bay Area News Group)

Pasi e nisën sezonin e ri me 5 humbje radhazi, Washington Wizards gjetën fitoren e dytë radhazi, këtë herë me vetëm një pikë diferencë 122-123 në një ndeshje spektakolare të zhvilluar në “Barclays Center” të New York-ut, ndaj Brooklyn Nets.

Të katër periudhat kësaj përballke ishin mjaft të barabarta, me Wizards që fituan të parin me një pikë diferencë dhe të tretin me dy pikë diferencë, ndërsa Brooklyn fitoi vetëm periudjën e dytë me dy pikë diferencë dhe pjesa e fundit përfundoi në barazim.

Kyrie Irving dhe Kevin Durant zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë për Brooklyn Nets, duke regjistruar 58 pikë, 16 kërcime dhe 17 asistime të dy së bashku, ndërsa për Washington Wizards shkëlqeu Bradley Beal me 27 pikë, 10 kërcime dhe 5 asistime.

Kampionët në fuqi të NBA, Los Angeles Lakers morën fitoren e tretë radhazi dhe njëkohësisht të pestën sezonale, pasi ia dolën të triumfojnë pa shumë mundim në udhëtim ndaj Memphis Grizzlies me rezultat 94-108.

Në “FedExForum” të Memphis, vendasit e nisën shumë vrullshëm ndeshjen dhe në fund të periudhës së parë kryesonin me 11 pikë diferencë, por më pas Lakers morën gjithçka nën kontroll dhe fituan periudhën e dytë e të katërt me rezultat të thellë, duke siguruar edhe triumfin në të gjithë takimin.

LeBron James ishte në një formë të jashtëzakonshme duke shënuar 22 pikë, 13 kërcine dhe 8 asistime, ndërsa një ndeshje mjaft të mirë bëri edhe ylli tjetër i skuadrës kaliforniane, Kevin Durant.

Ylli 32-vjeçar i basketbollit amerikan, Stephen Curry ishte magjik mbrëmjen e djeshme në “Chase Center” të San Franciscos, pasi shënoi plot 62 pikë, 5 kërcime dhe dha 4 asistime, duke vulosur i vetëm fitoren 137-122 të Golden State Warriors ndaj Portland Trail Blazers.

Warriors morën kështu fitoren e tretë sezonale, në një ndeshte të dominuar nga fillimi në fund, ndërsa Lillard dhe McCollum të Trail Blazers ishin mën hije nga shkëlqimi i Curry, duke mos arritur të bëjnë asgjë në parket.

Në ndeshjet e tjera Los Angeles Clipeprs triumfoi 107-12 në udhëtim ndaj Phoenisx Suns, Denver Nuggets mposhti Minnesota Timberwolves 124-109, ndërsa Chicago Bulls fitoi me rezultat 118-108 ndaj Dallas Mavericks.

/Supersport.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here