OAKLAND, CA - NOVEMBER 07: Stephen Curry #30 of the Golden State Warriors shoots a three-point basket over E'Twaun Moore #55 of the New Orleans Pelicans at ORACLE Arena on November 7, 2016 in Oakland, California. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. Ezra Shaw/Getty Images/AFP

Ku ngeli edicionin e kaluar, Philadelphia e vazhdon edhe sivjet.në gjashtë ndeshjet e para regjistroi gjashtë humbje, ndërsa mbrëmë më e mirë ishte Utah Jazz 109:84. Më meritori në këtë triumf të “xhezerëve” ishte Gordon Hoyward me 20 pikë.

Humbje të thellë ka përjetuar Orlando Magic pasi humbi 80:112 nga Chicago Bulls. Vetëm në periudhën e dytë Orlando pranoi 27 pikë, dhe menjëherë u pa se kjo ndeshje do të jetë e humbur. Jimmy Buttler shënoi 20 pikë, ndërsa Taj Gibson 16 në fitoren e Bulls, kurse te humbësit u dallua Aaron Gordon me 15 pikë.

Ndeshjen e mbrëmjes e zhvilloi Stephen Curry. MVP i edicionit të kaluar shënoi 46 pikë, 5 kërcime e 5 asistime në fitoren e Golden State 116:106 ndaj New Orleans. Ai shënoi 13 trepikësha dhe kështu e theu rekordin në NBA, të cilën e kishte ndarë deri mbrëmë me Kobe Bryant dhe Donyell Marshall që kishin shënuar për një ndeshje nga 12 treshe. Anthony Davis me 33 pikë e 13 kërcime ishte më i miri te skuadra humbëse.

Los Angeles Clippers pas fitores 114:82 kundër Detroit Pistons shkuan në bilanc 6-1, ndërsa bilanc të njëjtë ka edhe Oklahoma që fitoi 97:85 ndaj Miami.

Edhe një ndeshje të madhe e luajti James Harden (32 pikë, 15 asistime dhe 6 këcime) në fitoren e Houston 114:106 ndaj Washington i cili ka vetëm një fitore e pesë humbje.

Artikulli paraprakEkskluzive: Neven Platak ka dhënë dorëheqje
Artikulli tjetërArratiset nga arresti shtëpiak për të luajtur ndeshjen e futbollit