I rikthyeri te Prishtina Debatik Curri, është shprehur i lumtur që ka arritur të i’u rikthehet trofeve me skuadrën ku e nisi karierën.

Curri pas fitores ndaj Feronikelit, ka deklaruar se nuk kishte frikë kundërshtarin dhe ka pritur fitore në ndeshjen e sotme.

“Është ndjenjë shumë e mirë që jam rikthyer sërish në Prishtinë, pasi kjo ka qenë ëndër e imja. Prishtina gjithmonë ka qenë në luftë për trofe dhe do të luftoj në vazhdimësi. Kështu nuk kam pasur asnjë dyshim se sot do të fitojmë Superkupën dhe në fund të kampionatit të shpallemi kampion”, deklaroi ish futbollisti i Kombëtares.

Artikulli paraprakDallku: Jam shumë i emocionuar, rikthimi im është i jashtëzakonshëm!
Artikulli tjetërFitore e mundimshme nga Manchester City, Januzaj debuton për Sunderland