Takimi i Kupës mes Fenerbaçes dhe Besiktasit që është zhvilluar në datën 19 prill, është ndërprerë për shkak të dhunës së tifozëve vendas në drejtim të pankinës kundërshtare, ndërsa trajneri i Beshiktashit është goditur me sende të forta.
Gunes ka dalë i gjakosur nga fusha e lojës, për shkak të goditjes që kishte marrë tifozët rivalë. Teksa pritej që Besiktasi të merrte fitoren në tavolinë, Federata Turke e Futbollit ka marrë një vendim paksa të çuditshëm. Takimi mes Fenerbahçes dhe Besikasit nuk do të vendoset në tavolinë, por do të vendoset në fushën e lojës, pasi do të vazhdojë në minutën e 57, atje ku u ndërpre fillimisht. Ky vendim vjen teksa atmosfera në Turqi është ndezur, pasi Galatasaray, Besiktas, Basaksheir dhe Fenerbahçe janë duke luftuar për titullin kampion në këtë sezon.