Orë “të nxehta” për merkaton e Juventus. Në një kohë që Pereyra shkoi te Watford për 15 milionë euro, bisedimet për huazimin e Cuadrardo janë në një pikë interesante.

Takimi mes Alessandro Lucci, menaxheri i futbollist, dhe drejtuesve të Juves ka qenë pozitiv dhe tani topi kalon te Chelsea që ka fjalën e fundit për huazimin e futbollistit.

Bardhezinjtë ofrojnë të paguajnë pagën e lojtarit dhe 3.5 milionë euro për kolumbianin, me të drejtë blerje përfundimtare në fund të sezonit. Përgjigja e Chelsea nuk do të vonojë, ndërsa është mbyllur përfundimisht pista De Sciglio, pasi Milan refuzoi ofertën e huazimit me detyrim blerje në fund të sezonit për 20 milionë euro.

Artikulli paraprakSeria A i thotë mjaft “ndëshkimit të trefishtë”
Artikulli tjetërRio 2016: Notari amerikan kërkon falje publike, Ryan Lochte sajoi historinë e grabitjes