Është bërë lojtar domethënës te Juventusi.

Mesfushori i krahut të djathtë, kolumbiani Juan Cuadrado, ka psuar lëndim në kofshën e këmbës së djathtë dhe sigurtë nuk luan ndaj Crotonos në fundjavë, shkruan Korneri.net.

Cuadrado ka qenë startues në shumicën e ndeshjeve gjatë këtij edicioni andaj është bërë një lojtar shumë i adhuruar nga trajneri Allegri i cili nuk e sheh shumë të vështirë ndeshjen me skuadrën e vogël italiane, por gjithsesi një mungesë e Cuadrados mund të ndihet.
Nuk dihet se a mund të jetë lëndim më serioz apo jo, sepse ka sinlaje se Cuadrado mund të jetë jashtë akcionit për disa javë. /Korneri.net

Artikulli paraprakF1, sipari mbyllet në Abu Dhabi. Statistikat i japin meritën Hamiltonit
Artikulli tjetërMessi merr Këpucën e Artë për herë të katërt, barazon Ronaldon