Chelsea e humbi ndeshjen e dytë sivjet në shtëpi dhe të katërt kampionale, për ta bërë pak më interesant vazhdimin në Premier League, apo më saktë ishte Crystal Palace që fitoi në Stamford Bridge 1:2, në ndeshjen e cila nisi fuqishëm me tre gola për 11 minuta, por në vazhdim ishte vetëm Chelsea në kërkim të barazimit dhe Palace që mbrohej.
Cesc Fabregas e nisi serinë e golave, për ta barazuar rezultatin Wilfried Zaha, i cili ende nuk e largoi buzëqeshjen nga fytyra kur Christian Benteke shënoi për rezultatin final 1:2.
As 10 minuta lojë shtesë në pjesën e dytë nuk i mjaftuan Chelsea që ta barazoi rezultatin dhe në këtë mënyrë mbetet lider, por tani me +7 pikë nda përcjellësi i parë Tottenham.

Artikulli paraprakDrenica befasoi kampionin në Drenas
Artikulli tjetërTottenhami nuk po dorëzohet