Anëtari i Real Madridit, portugezi Cristiano Ronaldo ka marr numrin më të madh të votave në një sondazh që ka bërë televizioni i njohur sportiv “Eurosport”, që ka kërkuar nga votuesit të zgjedhin fituesin e këtij çmimi të çmuar personal.

CR7 ka qenë më meritori që Real Madridi e fitoi trofeun e 11-të, në Ligën e Kampionëve në histori të klubit, kurse ishte ndër më të mirët edhe në triumfin e parë ndonjëherë të Portugalisë në Kampionatin Eveopian që u mbajtë në Francë.

Ronaldo ishte bindës në këtë sondazh pasi mori 63% të votive. Në pozitën e dytë është anëtari i Atl.Madrid, Antoine Griezmann që mposhti Lionel Messi. 15% shkuan për francezin, ndërsa vetëm 13% e votive për argjentinasin e Barcelonës.

 

Artikulli paraprakKlopp: Liverpooli mund të shkojë larg
Artikulli tjetërNjë hardhucë gjigante në shtegun Marina Bay