Premtimi i brazilianit Coutinho do të respektohet deri në fund.

Lojtari më i mirë i Liverpool dhe ndër më të mirët në Premier League, Phillipe Coutinho po e luan stinorin e tij të fundit në Premier League, pasi gjatë verës do të transferohet te Barcelona, shkruan Korneri.net.

Sipas “Mirror”, mesfushori ofanziv i Liverpool, u ka premtuar zyrtarëve të klubit se do të qëndroj në Anfield Road deri në fund të stinorit, por më pas do të kaloi në Camp Nou, dhe kjo tashmë është punë e kryer. Premtimin e dhënë braziliani po e mban,dhe vendimin e tij tashmë e kanë respektuar dhe pranuar të gjithë te reds. /Korneri.net

Artikulli paraprakReal Madrid-PSG, historia e përballjeve direkte flet për këtë ekip
Artikulli tjetërTek Milani e kuptojnë gabimin e dështimeve