Philippe Coutinho ka hyrë në historinë e futbollit anglez, me golin e shënuar mbrëm ndaj Bournemouth.

Sulmuesi brazilian i Liverpool ka shënuar në minutën e 40’ golin e 29 të tij në Premier League, duke u bërë braziliani që ka shënuar më shumë gola në këtë ligë.

Në fakt, po kaq gola ka shënuar edhe Juninho Paulista me Middlesbrough, por Coutinhos, 24-vjeçar, i duhet vetëm një gol tashmë për të kryesuar i vetëm këtë renditje.

Kjo shifër është një tregues i qartë se Premier League angleze nuk ka qenë liga e preferuar e yjeve të futbollit brazilian.

Coutinho është transferuar të Liverpool në vitin 2013, nga Interi i Milanos dhe që prej asaj periudhe është duke zhvilluar ndeshje mjaft të mira dhe ka demostruar një rritje konstante.

Braziliani ka luajtur 130 ndeshje për “The reds” dhe ka shënuar 29 gola, duke u shndërruar një nga futbollistën më të rëndësishëm të ekipit të Klopp. Coutinho grumbullohet dhe ka një rol të rëndësishëm edhe të kombëtarja braziliane. /T.Ch/.

Artikulli paraprak5 opcione për të ardhmën dhe vetëm një qëllim për karrierën e tij….
Artikulli tjetërNjihuni me skandalin më të madh të korrupsionit në botë, hetime edhe për Kupën e Botës më 2014