Corriere dello Sport ka një lajm të madh për tifozët e Juventusit.
Blaise Matuidi më në fund mund të transferohet në Juventus.
E përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport” shkruan se mesfushori i Paris Saint-Germain është i gatshëm të nënshkruajë me “Bianconerët”, klub që e kishte kërkuar edhe një vit më parë.
Madje, në marrëveshje mund të inkuadrohet edhe mesfushori i Juventusit, Juan Cuadrado, objektiv i klubit francez.
Palët kanë caktuar takim në ditët e ardhshme për të definuar marrëveshjen.