Joaquin Correa, pas 90′ minutave në stol  ndaj Monzas, u bind të largohej nga Interi dhe pranoi Marseille.

Dje përshpejtimi vendimtar, negocimi mbi bazën e një huazimi të rëndë prej 2 milionë plus të drejtën për ta blerë atë për 13 milionë që mund të bëhet një detyrim në rast të kualifikimit të skuadrës franceze në Champions League 2024/25, përcjell Korneri.net

Në këtë rast Nerazzurrët do të u jepnin francezëve një zbritje të vogël (11 milionë), kurse gjatë ditë së sotme marrëveshja u arrit. Mjekët kanë planifikuar për të premten viztat mjekësore për lojtarin, ndërsa në drejtim të Interit pikërisht nga Marseille po rikthehet Alexis Sanchez.

Korrea u pëlqye edhe nga dy skuadrat si Sevilla, Lille dhe Leipzig, por në fund ishte Marseille  që e fundosi goditjen dhe e bindi lojtarin dhe agjentin e tij. Largimi i argjentinasit i liron vendin e sulmuesit të katërt Alexis Sanchez. Kiliani, i cili mbeti i lirë pas eksperiencës njëvjeçare në Marseille, i ka gati valixhet për rikthimin në Milano dhe po pret vetëm dritën jeshile nga Nerazzurrët për të nënshkruar kontratën, e cila parashikon edhe një ulje të konsiderueshme të pagës. /Korneri.net

Artikulli paraprakBallkani godet në shenjë, nënshkruan me ish-kapitenin e Tiranës
Artikulli tjetërSalas shumë afër transferimit në Arabi, çmendet Klopp