Në mbrëmjen e sontme luhet finalja e madhe e Coppa Italia.
Në klasikën e futbollit italian, përballen dy skyadrat më të mëdha të këtij shteti, Juventus dhe Milan, që e kërkojnë trofeun e parë sezonal, përcjell Korneri.net
Derisa Juventusi e dëshiron këtë trofe për rekord 13-ën herë, në anën tjetër Milan e dëshiron për herë të gjashtë në historinë e saj, andaj lojrtarët e të dyja skuadrave do të japim maksimumin që të fitojnë dhe ta festojnë në fund.
Juventusi e luan këtë finale me i qetë sepse titullin e kampionit e ka të mbyllur, kurse rosonerët e duan në mënyrë që ta sigurojnë direkt vendin në Europa League.
Formacionet e skuadrave sonte janë të pritshme, me disa ndryshime të vogla.
Juventusi pritet të luaj 4-3-2-1, me Cuadradon në fazën defanzive dhe me treshen e sulmit, Dybala-Higuain-Douglas Costa.
Te Milan në vend të Lucas Biglia do të startojë Manuel Locatelli, derisa sulmi me shumë gjasë do të formohet ng Suso-Calhanoglu dhe Cutrone.
Pavarësisht se nuk janë ende formacionet zyrtare, ato pritet të jenë si në foto. /Korneri.net