Inter ka kaluar në gjysmëfinale të Coppa Italia.
Neroaxurët mposhtën rivalin e qytetit Milanon me rezultat 2-1, kur rossonerët mbetën me 10 futbollistë, pas përjashtimit të Zlatan Ibrahimovic në minutën e 58-të, shkruan Korneri.net
Në përgjithësi Inter ishte skuadër më e mirë dhe është më cilësore, por ishin mysafirët që kaluan në epërsi pikërisht me golin e Ibrahimovic.

Romelu Lukaku e barazoi rezultatin nga penalltia, kurse me supergolin e Christian Eriksen nga gjuajtja e lirë, Inter kaloi në gjysmëfinale dhe e pret kundërshtarin nga ndeshja Juventus-Spal. /Korneri.net