Antonio Conte e di shumë mirë se do t’i duhet të luftojë me trajnerët më të mirë – dhe me pagjumësinë kronike – teksa përgatitet për ndeshjen e parë të Premier League. Trajneri i ti i Chelsea Conte pranon se ai mezi e z gjumi një natë përpara ndeshjes dhe, nëse ekipi i tij humbet, ai e ka akoma më të vështirë më pas. Por italiani, sezoni i të cilit fillon ditën e hënë brenda kundër West Ham, e di se këto net pa gjumë do t’ia vlejnë nëse vjen suksesi për shkak të lumturisë që të sjell. “Kur fiton, ti i di sakrificat që ke bërë, ato net që nuk kam fjetur. Kjo është e rëndësishme pasi kur fiton titullin, ti arrin një nivel të lartë me shpirtin dhe mendjen tënde.”

“Ti punon shumë, shumë fort për këtë moment. Përpara ndeshjeve, zakonisht, unë nuk fle shumë. Mbase dy, tre, katër orë. Më pas, kur zgjohem, filloj të mendoj rreth ndeshjes dhe situatave, dhe shpeshherë më vijnë ide të mira rreth aspektit taktik në orët e para të mëngjesit. Pas ndeshjes, kur fitoj, fle kollaj. Kur nuk fitoj, është shumë e vështirë për mua. Kur jam zgjuar në mes të natës unë menoj ‘Pse? Çila ishte arsyeja që humbëm? A ishte i vlefshëm plani ynë taktik?’ Më duhet të gjej shpejt një përgjigje.”

“Së fundmi kam qenë me fat pasi fitoja shpesh me Juventus. Por ndodhte që humbisja një ndeshje, më duhej të mendoja me shpejtësi, ‘Pse e humbëm atë ndeshje?’Në Evropian, kur humbëm me Irlandën, ne ishim të kualifikuar, por e humbëm ndeshjen. në mes të natës unë doja të rishikoja edhe njëherë ndeshjen për të kuptuar përse humbëm.” Ish-mesfushori i Juventus Andrea Pirlo, i cili fitoi tre Scudetto radhazi nën urdhrat e Conte, e quan trajnerin e tij “bisha me dy gra.” Njëra është futbolli, dhe tjetra gruaja e tij Elisabetta.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here