Antonio Conte ishte temë kryesore në mediat italiane javën e kaluar. Sipas tyre trajneri i madh italian i cili me shumë gjasa do ta fitoj titullin e parë në afutbollin anglez me Chelsea që në stinorin e tij të parë, ishte përfol se mund të kaloj te Inter pasi zyrtarët neroaxur i ofruan atij pagë marramendëse vjetore si dhe buxhet prej gati 200 milionë euro për transferime.

Por, ish-trajneri i Juventusit u bëri me dije diçka zyrtarëve të dikur rivalit të madh në Serie A.
“Ndihem shumë mirë te Cheslea dhe nuk e kam ndrmend të largohem nga këtu. Dua të qëndroj sa më shumë që është e mundur pasi edhe pak raporte të shkëlqyera me të gjithë”, deklaroi Conte gjatë konferencës për shtyp para duelit kundër Stoke City ndeshje të cilën dëshiron të fitoj me çdo kusht.

Artikulli paraprakSpanja publikon listën anti – Izrael dhe Francë! Risitë Deulofeu dhe Illarramendi [FOTO]
Artikulli tjetërMësone të vërtetën: Vetëm dy klube evropiane i ofruan ndihmë klubit Chapecoense!