Klubi londinez i Chelsea ka vendosur ta blindojë trajnerin italian Antonio Conten. Sipas Daily Express, Conte i ka filluar bisedimet për një kontratë të re në “Stamford Bridge”.
Italiani është duke i udhëhequr “të kaltrit” drejt titullit të Premier Ligës këtë sezon dhe skuadra dëshiron që ta mbajë atë deri në vitin 2021.
Por, dje u raportua nga mediat italiane se Conte kishte arritur marrëveshje me drejtuesit e Interit për ta marrë drejtimin e klubit italian në verë.