Trajneri i Chelsea-t Antonio Conte tregoi se vendimi për shitjen e Diego Costa-s u mor në janar.

Sulmuesi spanjollo-brazilian ua bëri të qartë drejtuesve se ai ishte i interesuar që të transferohej në Kinë, aty ku klubi i Tianjin-it i kishte bërë një ofertë të parezistueshme.

Edhe pse “blutë” e Londrës nuk e shitën futbollistin, trajneri italian e mori vendimin e tij. Ai do ta largonte Costa-n.

Tani sulmuesi mendon që të rikthehet te Atleto Madrid-i, skuadër ku ai arriti suksese me rëndësi.

Ndërkohë italiani flet për shifrat e jashtëzakonshme të harxhuara në këtë merkato.

“Është e sigurt që ky treg futbollistësh është i çmendur. Mirë yjet, por edhe për futbollistët normalë të duhet që të paguash nga 40-50 milionë euro. Për një mbrojtjës të djathtë duhet të shpenzosh 60-70 milionë euro”, tha italiani.

Artikulli paraprak“Bomba” e ditës: Milan dëshiron rikthimin e Ancelotti-it! Ja detajet e para…
Artikulli tjetërJuventusi, gabon emrin e portierit