Antonio Conte ka paralajmëruar Chelsea të mos kënaqet më shumë se ç’duhej pas fitores 3:0 kundër Bournemouth në “Stamford Bridge” dhe i këshillon të vazhdojnë të shtyjnë përpara për të zgjatur ecurinë e fitoreve.
Kryesuesit e Premier League ishin pa golashënuesin më të mirë Diego Costa dhe N’Golo Kante për shkak kartonësh por dopieta e Pedro dhe goli i 50-të i Hazard në kampionat i ndihmuan të fitonin për të dymbëdhjetën herë radhazi, një rekord për klubin.
“Luajtëm mirë, mund të kishim shënuar më shumë, por jam i lumtur me sjelljen në fushë të lojtarëve të mi,” shprehet trajneri i Chelsea për BBC në fund të ndeshjes.“Luajtëm pa dy lojtarë të rëndësishëm por mendoj se luajtëm mirë. Të fitosh 12 ndeshje radhazi në këtë kampionat nuk është e lehtë. Është një ecuri fantastike por është e rëndësishme të vazhdojmë kështu. Në katër ditë kemi një tjetër ndeshje të vështirë dhe duhet të përgatitemi mirë. Pasi tani, të gjithë duan të na mundin.” Shumë njerëz prisnin që Michy Batshuayi të luante në vend të Costa-s, por Conte surprizoi të gjithë duke aktivizuar Hazard së nëntë false. “Është hera e parë që luajtëm pa një qendërsulmues të vërtetë, e kemi provuar në stërvitje dhe për momentin ishte zgjidhja e duhur. Nuk e kam harruar Michy-n, por ka nevojë akoma të ambientohet me futbollin anglez.”