Thuhet se në Angli e mposht i fundit të parin!

Kjo ka mbet si një arsyetim të tifozëve të kësaj lige, por me paraqitje që bëri Chelsea sot, do të kishte humbur nga secili kundërshtar i dobët në secilën ligë evropiane.Paraqitja e kapionit aktual ishte katastrofale, dhe gjërat si shkuan përballë Crystal Palace që shënoi golat e parë dhe fitoren e parë sezonale, ishin shumë të dyshimta kurse debutimi i Roy Hodgson ishte fantastik. Nuk mund ta arsyetohet mungesa e sulmuesit spanjoll Alvaro Morata që një skuadër si Chelsea të luaj kaq dobët, apo është edhe ajo që flitet shumë…se lojtarët duan largimin e Contes sa më shpejtë që është e mundshme.

Cesar Azpiliqueta shënoi autogol, për ta barazuar rezultatin Tiemoue Bakayoko, ndërsa fitoren skuadrës vendase ia siguroi Wilfried Zaha.
Chelsea me këtë humbje pa asnjë dyshim po e vërteton se sivjet nuk është për titull, por edhe Liga e Kampionëve mund të jetë larg. /Korneri.net

Artikulli paraprakMë në fund Ronaldo, shënoi golin e fitores shumë të vështirë
Artikulli tjetërPo punon “makina” e golave të Man.City, Gurdiola po i paralajmëron të gjithë