Antonio Conte i’a ka marrë dorën të mposhtë Milanin pa telashe që nga koha kur ishte trajner i Juventus.

Këtë radhë Conte mposhti pa problem “rossonerët”, në ndeshjen e zhvilluar të vlefshme për International Champions Cup.

Në këtë takim Chelsea ishte dominuese, si pasojë pasqyrë është edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes me rezultat 3:1 në favorin e skuadrës angleze.

Fillimisht “blutë” i kaloi në avantazh Traore, më pas barazoi Bonaventura, kurse rezultatin përfundimtar e vulosi Oscar me dy gola ekspres.

Artikulli paraprakZidane e mposhti “mësuesin” e tij
Artikulli tjetërRoma nuk ka të ndalur