Trajneri i Chelseat, Antonio Conte ka konfirmuar se portieri i dytë, Asmir Begoviç mund të largohet nga “Stamford Bridge”

Portieri nga Bosnja Hercegovina është afër të nënshkruaj kontratë afatgjate me klubin e Bournemouthit, por pret vetëm dritën e gjelbër nga Blutë e Londrës.

“Bournemouth ka kërkuar për të. Ai për momentin është një lojtar i Chelseas dhe unë jam i lumtur për këtë. Do ta lë të shkoj vetëm nëse do të gjej një zëvendësues të mirë. Përndryshe ai mbetet këtu”, ka thënë Conte.

Begoviç pritet të startoj nesër kundër Brentfordit në kuadër të Kupës.

Artikulli paraprakSupertransferi i Romës vjen nga Lyon
Artikulli tjetërTajson: Nga seksi i madh që bëja në burg, nuk mund as të ecja